Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e ish komisionares së OKB-së për refugjatë dhe diplomates japoneze, Sadako Ogata, është lajm i pikëllueshëm.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Sadako Ogatës. Ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Për kontributin e saj të pareshtur, në vitin 2017 e nderova me dekoratën “Nënë Tereza”.