Thaçi për deportimin e shtetasve turq: Në raportin e AKI-së thuhet se ata rrezikuan sigurinë në vend

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 13:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, tha se ka pranuar një raport të detajuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), lidhur me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk tha se nuk ka qenë i informuar për rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë, por foli për përmbajtjen e raportit. Sipas tij, në raport thuhet se shtetasit turq janë deportuar ngase kanë rrezikuar sigurinë në vend.

“Jam i informuar dhe ende jam duke marrë sqarime shtesë lidhur me rastin dhe rrethanat në të cilat është kryer arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq. Në prani të partnerëv ndërkombëtarë kemi pranuar një raport nga AKI-ja që në mënyrë të detajuar sqaron pse është kërkuar arrestimi i tyre”.

“Sipas këtij raporti, arrestimi dhe deportimit i tyre ka të bëjë me veprimtarinë e tyre të paligjshme dhe të rrezikshme në Kosovë. Sipas AKI-së, raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën”.

Ai ka thënë se detajet dhe procedurat duhet të sqarohen deri në fund nga AKI-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Thaçi u shpreh i ka zhgënjyer se institucionet dështuan që të mbrojnë parimin themelor të të drejtës së njeriut me rastin e arrestimit dhe deportimit.

“Jam i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje institucionet dështuan të respektojnë këto parime”.

Thaçi ka thënë se ky rast është i izoluar dhe se askush nuk mund ta akuzojë Kosovë për mosrespektimin e Konventës për të Drejtat e Njeriut.

“Kosova respekton të drejt e njeriut pavarësisht bindjeve dhe përcaktimeve të çdokujt. Asnjë indikacion për kërcënim nuk do të funksionojnë në Kosovë”.

Sipas tij, janë duke u bërë hetime të detajuara dhe derisa të përfundojnë këto hetime duhet të kemi kujdes se si po sillen institucionet.

“Organet hetuese shtetërore po hetojnë këtë rast dhe ne duhet të presim përfundime. Edhe Avokati i Popullit po heton. Përderisa këto hetime nuk përfundojnë duhet të sillemi përgjegjësi ndaj institucioneve”.

Por nuk dha sqarime nëse do të pranojë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, pas vendimit të kryeministrit Haradinaj.

“Do të vlerësojmë të gjitha rrethanat do të ndërmarrim bashkë të gjitha veprimit për sigurinë kombëtare. Kushdo që ka shkelur procedurat dhe ligjin do të marrë përgjegjësi”.

 

Të ngjashme