Thaçi për heqjen e vizave: Presim vendim të drejtë nga BE-ja

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 10:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, tha se trafikim me njerëz është shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, trafikimi prek vlerat dhe parimet që ndërtohen në shoqëri demokratike dhe lëkund themelet e Bashkimit Evropian (BE).

Prandaj kreu i shtetit ka kërkuar bashkëpunim nga të gjitha institucionet në luftimin e kësaj dukurie.

“Sot shënojmë ditën e BE kundër trafikimit me qenie njerëzore. Sot është dita kur flasim për këtë problem, këtë fenomen e luftojmë çdo dit, trafikimi është ndër shkeljet me flagrante të të drejtave të njeriut vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë”.

“Ky fenomen forcon krimin e organizuar, prek vlerat dhe parimet që ndërtohen në shoqëri demokratike. Trafikimi lëkund themelet e BE-së dhe është njëra ndër fenomen që përballet BE dhe vendi ynë”.

“Bashkë të bisedojmë për rreziqet që paraqet dhe masat që mund të marrim për me parandaluar këtë fenomen. Falënderoj BE-në dhe shtetet anëtare dhe ShAB-në për mbështetjen e Kosovës në ngrirjen e kapaciteteve për me i luftuar të gjitha krimet”.

“Ne kemi bashkëpunime shtetet e rajonit dhe BE për të ndaluar këtë fenomen dhe vënien e autorëve para drejtësisë”.

“Jam i lumtur që angazhimi ynë ka marr mendime pozitive nga BE dhe Parlament Evropian, kjo i ka hap dyert për liberalizim për Kosovën dhe tani presim vendim të drejtë për qytetarët e Kosovës”.

“Sot jemi të obliguar për të treguar kujdes të veçantë për viktimat dhe të jemi të pa-kompromis me kriminelet. Ftoj të gjithë të jenë pjesë e kësaj lufte kundër trafikimit me qenie njerëzore”.

Të ngjashme