Thaçi për Heroin Enver Zymberi: Mbetet figurë dhe emblemë e bashkimit të Kosovës

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 14:33 | Nga Valbona Bytyqi

Presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media ka folur edhe për 7-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit.

Ai tha se figura e tij është emblemë e bashkimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi në agjendë dhe jemi në mes të ditës, por gjithmonë do të jetë burim dhe inspirim i punës tonë sepse përkushtimi i tij dhe i kolegëve të tij ka qenë frymëzim për të implementuar pastaj edhe të gjitha për normalizim dhe rikthim të autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri. Prandaj ai mbetet figurë dhe emblemë e bashkimit të Kosovës”.

Enver Zymberi u vra më 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme