Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfiundojë me antarësimin e Kosovës në OKB.
Në një intervistë në dhjetvjetorin e pavarësisë së Kosovës, Thaçi është shprehur i bindur se marrëveshja historike ndërmjet dy shtetve do të arrihet brenda këtij viti.
“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ” ka shtuar ai.
Sipas tij, marrëveshja me Serbinë do të sjell normailim të plotë.