Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet aktuale në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuar.
Por Thaçi tha se si president i vendit do të kryej obligimit kushtetues për këtë çështje, duke shtuar se Kërkesa është plotësisht ligjore dhe proceduralisht e rregullt.
“Kërkesa është plotësisht ligjore dhe proceduralisht e rregullt dhe si president i vendit do të kryej obligimit tim kushtetues”.
Madje ai tha se do të mbroj interesat e vendit e të qytetarëve padallim, raporton Ekonomia Online.
“Unë nuk jam kryetar i asnjë partie jam president i vendit dhe mbroj interesat e qytetarëve padallim etnik, ideologjik apo krahinor”.
Thaçi më tutje shtoi se deputetët janë të zotët e vetes.
“Unë nuk ju la diçka në dorë, a as nuk ju marr diçka nga dora”.
43 deputetë të Kuvendit me 22 dhjetor mblodhën nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftë në Kosovë.
Edhe pse seanca nuk u thirr për shkak se dështoi dy herë mbledhja e kryesisë kërkesa do të mbetet edhe më tej.