Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi i pikëlluar për vdekjen e Alois Mockut

Thaçi i pikëlluar për vdekjen e Alois Mockut

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvendës-kancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock. “Gjatë viteve të 90-ta, ai u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës. Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”. “Parimi i tij i Politikës së […]

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvendës-kancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock.

“Gjatë viteve të 90-ta, ai u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës. Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”.

“Parimi i tij i Politikës së Jashtme ishte largpamës për kohën, ai nuk mund të ishte neutral ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Angazhimi i tij për lirinë e Kosovës u shndërrua më vonë në platformë evropiane, ndërkombëtare. I përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në shkrimin e Thaçit.

Të ngjashme