Thaçi: Planifikuesit e vrasjes së Ivanoviqit dështuan të dëmtojnë Kosovën

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 15:31 | Nga

Ata që e kanë menduar e planifikuar këtë vrasje të liderit serb, Oliver Ivanoviqit kanë dashur të dëmtojnë Kosovën, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën për Deutsche Wellen.

“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar dhe mendojnë të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend jostabil.

“Vet Ivanoviq kishte thënë se më shumë ka probleme me serbët se me kosovarët. Ai tha se ndjehet i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaçi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme