“Thaçi po i ndihmon PAN-it në kontrabandimin e deputetëve”

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 19:05 | Nga

Faton Peci, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se LAA janë të bindur që koalicioni PAN, nuk i ka numrat.

“Pas zgjedhjeve dhe certifikimit të tyre e kemi një periudhe të stërzgjatur që nuk është thirrur seanca dhe kjo ka ndodh shkaku se PAN nuk i ka numrat”.

“Ne jemi të bindur se nuk i kanë numrat, kjo është vetëm një luftë special. Thaçi është duke bërë betejë të jashtëzakonshme që PAN ti sigurojë numrat. Ne e dimë se për një periudhë të gjatë, por edhe sot Thaçi është lideri faktik i PDK-së”.

“Kam përshtypjen se Thaçi është duke bërë punën me të madhe për numrat dhe kontrabandim të deputetëve, pasi sorollatet nëpër restorante duke pyetur se kush i ka numrat”, transmeton klan kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme