Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart punën e palodhshme të Policisë së Kosovës.
Siç kujtoi ai, Policia e Kosovës ka qenë ajo e cila ka mbrojtur integritetin territorial në mbrojtje të kufijve, raporton EkonomiaOnline.
Këtë kontribut, Thaçi e quajti angazhim historik dhe të guximshëm.
“Është një sukses historik të cilin duhet ta duartrokasim secili më ndihmën dhe këshillat e Bashkësisë evropiane. Sot e kemi Policinë në vlerësimin me të lartë të punës së tyre, jo vetëm nga ana jonë por edhe vlerësim ndërkombëtar. Kujtojmë policët e rënë në detyrë në këtë periudhë. Policia e Kosovës e mbylli çdo vrimë të hapësirës që dikush mendonte ndarjen e Kosovës. Integriteti territorial nuk preket, prandaj ky është kontribut i guximshëm që ka marr pjesë në angazhimin historik për bashkim territorial të Kosovës”, tha ai.
Me tej, Thaçi siguroi përkrahje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se puna e mirë e këtij institucioni e siguron shtetin.
“Kosova ka ndërtuar institucione kredibile, prej tyre dua t’i theksoj, Policinë e Kosovës, Doganat, KFOR-i, FSK-ja. Do ta keni përkrahjen e plotë, kur ju punoni mirë edhe shteti ynë është i sigurt”, ka thënë Thaçi.
Këto komente, presidenti Thaçi i bëri me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.