Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, e ka falënderuar Thaçin dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.
Thaçi ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës.