Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur në takim Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose E. Gottemoeller.
Para këtij takimi Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Guttemoller, ka takuar ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha.
Ajo ka thënë se “në NATO po bisedohet për atë se si Forca e Sigurisë së Kosovës të veprojë edhe në veri të Kosovës, kjo pasi një gjë e tillë është e pamundur pa lejen e NATO-s.
Guttemoller, ka thënë se Kosovë duhet të shikojë që transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri ta bëj vetëm pas ndryshimeve kushtetuese.
Ajo nuk e ka përmendur fare mundësinë që FSK të shndërrohet në Ushtri sipas një ligji të propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi.