Thaçi pritet nga nxënës të shkollës më të vjetër në Japoni

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitën e tij në dy qytet më të industrializuara, në Osaka dhe Kyoto.

Presidenti Thaçi është pritur nga nxënës të shkollës më të vjetër në Japoni, të cilët për nder të tij, mbanin flamuj të Kosovës dhe Japonisë.

“Bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore”, ka shkruar Thaci.

Ai më pas ka vizituar kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi, që ka sunduar Japoninë në atë kohë.

“Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën”, ka shkruar më tej Thaçi.

Presidenti Thaçi, është duke qëndruar në Japoni në një vizitë shtetërore, ku pritet të takohet me Perandorin dhe kryeministrin Abe.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme