Analisti Jusuf Thaçi thotë se Bashkimi Europian po e sakrifikon Kosovën për Serbinë për shkak se kjo e fundit është me e fuqishme. Në këtë aspekt, ai ka propozuar që BE të përjashtohet nga dialogu me Serbinë.
Komentet Thaçi i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Unë mendoj se qeveria e Kosovës po të varej prej meje, absolutisht mendoj se është momenti i fundit ku duhet të diskutohet me BE’në dhe të rikonceptohet komplet ose të përjashtohet Bashkimi Europian nga procesi i dialogut Kosovë –Serbi”, tha Thaçi.
“Çka kemi mbërri ne që 10 vjet dialog përmes BE’së, a e kemi zgjidh problemin me Serbinë? A mendoni se kemi me zgjidh në këtë mënyrë diçka”, pyeti Thaçi.