Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për nesër edhe një konferencë për media. Në një njoftim të Zyrës për Informim nuk përmendet arsyeja e thirrjes së kësaj konference.
Por vetëm në dy javët e fundit, Thaçi ka mbajtur disa konferenca për Media, ku ka folur kryesisht për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë konferenca Thaçi ka përsëritur qëndrimin se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës, megjithatë mbetet e hapur për korrigjimin e kufijve, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën.