Thaçi: Sot liberalizimi i vizave, nesër BE-ja

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 17:36 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook e ka përshëndetur takimin inaugurues të Këshillit për Stabilim Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Sipas presidentit Thaçi, “sot Kosova dhe BE u takuan në nivel të lartë politik, si dy palë të barabarta për të diskutuar aspektet kyçe të ndërlidhura me MSA-në, marrëveshjen historike që kemi nënshkruar vitin e kaluar, e cila është themeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”.

“Kjo marrëdhënie duhet të jetë e qartë dhe e bazuar në faktin që reformat sjellin rezultate konkrete. Kosova nuk mund të ecë përpara në mjegull”, ka shkruar më tej Thaçi.

Sipas tij, “reformat e bëra deri më sot dhe ato që do t’i ndërmerren si pjesë e procesit të integrimit evropian duhet të nënkuptojnë që nesër Kosova të bëhet shtet anëtar i BE-së, ndërsa liberalizimin e vizave, sot!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme