Presidenti Thaçi niset për vizitë shtetërore në Turqi

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 09:57 | Nga

Me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është nisur për vizitë shtetërore në Turqi.

Presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare.

Siç njofton Zyra e presidentit, i pari i vendit do të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yëlldërëm, si dhe me Kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.

Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, presidenti Thaçi, do të vendosë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme