Presidenti, Hashim Thaçi tha se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet, ngase ky është qëndrim i shtetit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai në konferencën për dhjetëvjetorin e Pavarësisë tha se në vitin 2015 zgjodhën më të mirën e mundshme nga dy më të këqijat për Gjykatën Speciale.
“… themelimi i kësaj gjykate ishte i imponuar në mes të dy dilemave, të themelohej nga Këshilli i Sigurimit apo sipas legjislacionit vendor në bashkëpunim me ShBA-në e BE-në”.
“Unë nuk e solla Gjykatën Speciale, e sollën rrethanat. Edhe pse një shumicë është kundër, ky ishte veprimi i drejtë”.
Thaçi tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, madje i quajti të fabrikuar e të rrejshëm raportin e Dick Martit dhe vlerësoi që Kosova nuk e ka merituar një trajtim të tillë.
Thaçi ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës ta përmbushin kushtin e fundit për liberalizimi vizash demarkacionin me Malin e Zi.
Duke i lënë fajin opozitës që gjatë mandatit të kaluar kishin penguar ratifikimin e demarkacionit.
“Në Kuvendin e Kosovës shpresoj se do të përmbyllet edhe demarkacioni”.
I pari i shtetit ka folur edhe për strategjinë e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Besoj fuqishëm se strategjia e BE-së për zgjerim do të sjellë qartësi, veprime konkrete edhe për Kosovën edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor sepse si askujt tjetër Kosovës i duhet qartësia”.
Thaçi nuk e la pa folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, viti 2018 do të jetë viti i marrëveshjes përfundimtare.
“… besoj se viti 2018 do të jetë viti i marrëveshjes përfundimtare Kosovë- Serbi që do të mundësonte mbështetje më të gjerë ndërkombëtare”.
Presidenti u shpreh i bindur se viti 2018 do të jetë i rëndësishëm për edhe sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.
“Kemi marrë standarde dhe kritere për formimin e ushtrisë, jemi duke përmbledh ketë proces në koordinim me NATO dhe tjerët, FAK do të jetë force multi-etnike e standardeve të NATO-së, viti 2018 do të jetë viti i transformimit të FSK në ushtri”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1663310973712758/