Presidenti Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin fizik ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.
“Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit”, ka thënë Thaçi përmes Facebook.
“Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë”.
“ Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.