Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, raporton Ekonomia Online.
Takimi ka qenë i mbyllur për media. Kreu i shtetit gjatë ditës do të ketë edhe takime të tjera. Thaçi në zyrën e tij pret në takim zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.
Palmer do të pritet edhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Palmer një ditë më parë ishte në Maqedoni, ku konfirmoi mbështetjen e ShBA-së për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.
Kurse në ora 11:20, komandanti super i FSK-së, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Boshkoviq është pritur me ceremoni në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK).