Thaçi takohet me të dërguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 12:57 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim të dërguarin special të presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, raporton Ekonomia Online.

Vizita e Grenell vjen menjëherë pas zyrtarizimit të tij nga Presidenti Trump si i dërguar special për bisedimet Kosovë-Serbi.

Grenell do të takohet edhe me liderët tjerë partiakë.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar nga presidenti, Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Richard Grenell nga Kalifornia, do të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si Ambassador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.

Bashkimi Evropian po ashtu pritet të emërojë të dërguarin e tij, që do të merret me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme