Thaçi takon Ramën, “relaksohen” marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 20:19 | Nga

Pas polemikave në distancë ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, lidhur me deklaratat dhe qëndrimet e Edi Ramës në takimet e zhvilluara në Serbi, duket se situata është normalizuar tashmë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në një emision televiziv dhe e ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me kryeministrin Rama, transmeton lajmi.net.

Rama e ka publikuar në Twitter foton me Thaçin. “Pas një kafeje në Tiranë”, ka shkruar Rama dhe ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme