Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëskryetari Biden

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 10:32 | Nga

Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëskryetari Biden Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën e lartë zyrtare në SHBA, në kuadër të së cilës do të takojë zyrtarë të lartë të Administratës amerikane, senatorë, kongresmenë dhe udhëheqës të “think-tankeve” dhe personalitete që kanë
luajtur rol apo që do të luajnë rol në zhvillimet në Uashington në raport me Kosovën dhe me Ballkanin.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidentin Thaçi do ta presë zëvendëskryetari i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ndërsa, në Senatin e SHBA-së, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndara
me senatorë të rëndësishëm për zhvillimet në Evropë dhe në rajonin tonë.
Takimi i parë është me senatorin Bob Corker, kryesues i Komisionit për Punë
të Jashtme në Senatin amerikan.

Pastaj me senatoren Joni Ernst, republikane nga Iowa, veterane e ushtrisë
amerikane e cila ka vizituar Kosovën dhe është zë përkrahës për Kosovën,
veçanërisht për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Takimi tjetër në Senat është me senatorin John McCain, gjithashtu veteran i
ushtrisë, por edhe i politikës në SHBA, si dhe takimi me senatorin Jim
DeMint, ndër figurat më të spikatura të Partisë Republikane dhe kryesues i
“The Heritage Foundation”- think-tankut më me ndikim në formimin e ekipit
tranzitor të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme