Thaçi u bën thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Thaçi ka thënë se këto zgjedhje përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit të Malit të Zi.

“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik”.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”,a ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme