Thaçi uron Metën

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 13:32 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta për marrjen e detyrës së re.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e urova për detyrën e re”.

“Bashkëbiseduam për rëndësinë e përkushtimit tonë në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe për perspektivën evropiane të dy shteteve tona.Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme