Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar Kryeministrin e Ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe “Demokracinë e Re” për fitoren në zgjedhjet e atjeshme.
“Përgëzime për Kyriakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren e zgjedhjeve në Greqi. Mirëpres mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë, për të mirën e përbashkët të të dyja vendeve dhe për regjionin në përgjithësi”, ka shkruar Presidenti.