Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Thaçi uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar vitin shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. Ai ka thënë se në këto dy dekadat e fundit është investuar në infrastrukturë si dhe janë modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. “Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, […]

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar vitin shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës.

Ai ka thënë se në këto dy dekadat e fundit është investuar në infrastrukturë si dhe janë modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore.

“Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre”.

“Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre.

Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore.

Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HTH

Të ngjashme