Thaçi: USAID-i qe dy dekada po ndihmon në rimëkëmbje e shtetndërtim

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 15:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim përfaqësuesin e lartë të Zyrës së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Greg Delawie, dhe shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.

“USAID-i, në dy dekadat e fundit, ka qenë gjithmonë pranë popullit të Kosovës; fillimisht në rimëkëmbje, në procesin e ndërtimit të institucioneve dhe në procesin e shtetndërtmit”, ka thënë presidenti, duke u shprehur mirënjohës për punën e madhe që USAID ka bërë në Kosovë në të gjitha fushat.

Thaçi tha se përkrahja e gjithanshme që USAID-i ka dhënë për Kosovën gjatë kësaj periudhe ka qenë tejet e rëndësishme për vendin, dhe perspektivën e qartë të shtetit tonë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i lartë i Zyrës së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, ka siguruar presidentin Thaçi se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat.

Në fund, presidenti Thaçi e falënderoi përfaqësuesin USAID-it, Bierman, për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

????????????????????????????????????

Të ngjashme