Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Thaçi ka theksuar se Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”, njofton Klan Kosova. “Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së […]
Thaçi: Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh “Humvee”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.
Thaçi ka theksuar se Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”, njofton Klan Kosova.
“Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4087543564649305











