“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Prishtinë | 10 Pri 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykimi i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, sot ka qenë temë në prestigjiozen britanike “The Guardian”.

Në artikull është thënë se gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve do të rishkruajë historinë e luftës, si dhe Thaçi është vlerësuar si politikani më i shquar i Kosovës.

Në tekstin e publikuar është treguar kronologjia e gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke filluar nga arrestimi i tyre para më shumë se dy vjetësh, ku dyshohen se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas “The Guardian”, procesi gjyqësor pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, si dhe sigurt do të rishkruajë historinë e konfliktit.

“Pretendohet se viktimat përfshinin përkrahës shqiptarë etnikë të partisë politike rivale LDK, civilë serbë dhe romë, të cilët u mbajtën pa proces të rregullt në kushte çnjerëzore në selinë e UÇK-së, iu nënshtruan torturës dhe, në disa raste, u ekzekutuan. Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit”, thuhet në artikull.

Në artikull është cekur raporti i Dick Martyt që është publikuar në vitin 2010, i cili pretendon për trafikimin e organeve nga UÇK-ja, ndërsa pretendimet për vrasjen e viktimave dhe marrjen e organeve tyre janë zhdukur nga procedurat.

“Në vitin 2010, atëherë do të publikohej një raport nga Dick Marty për Këshillin e Evropës, duke detajuar pretendimet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja – pretendime që do të çonin, pesë vjet më vonë, në krijimin e një njësie speciale. gjykata të gjykojë anëtarët e emëruar të UÇK-së, duke përfshirë edhe Thaçin”.

“Nëse gjyqi në Hagë është goditës, kjo është për shkak se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u përkufizua si një përgjigje ndaj krimeve të rënda të luftës, jo më pak e masakrës së Raçakut nga forcat serbe në janar 1999, e cila ripërcaktoi shtrirjen e ndërhyrjes ushtarake mbi baza humanitare. Megjithatë, edhe atëherë, ishte e qartë se të dyja palët kishin në shënjestër civilët, edhe nëse kishte një ndryshim në shkallë, jo më pak aksioni ushtarak në shkallë të gjerë i nisur nga Beogradi pas fillimit të bombardimeve të NATO-s që bëri që qindra mijëra civilë të largoheshin nga Kosova në vendet fqinje”, thuhet tutje.

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka filluar më 3 prill, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

Të ngjashme