Rasti i vëllait të Kryeministrit Mustafa, i cili ka kërkuar azil në Gjermani, për të kërkuar shërim, ka nxjerrë në pah edhe ndërkombëtarisht gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.
E përditshmja britanike The Guardian duke raportuar mbi këtë temë shkruan se gjendja në shëndetësinë kosovare është e mjerë.
Gazeta britanike është njëra nga mediat e shumta botërore që ka raportuar për rastin e vëllait të Isa Mustafës i cili ka kërkuar azil në Gjermani për të kërkuar shërim.
“Sektori i shëndetësisë është në kushte të mjerueshme, ata që duan trajtim më të mirë mjekësor duhet të paguajnë për kujdes privat në rajon dhe në vendet tjera të Bashkimit Europian” shkruan Guardian.