The Guardian: Trump përpiqet ta lidhë sulmin në New Orleans me emigracionin, pavarësisht se i dyshuari është amerikan

Prishtinë | 02 Jan 2025 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është përpjekur ta lidhë sulmin me kamion në New Orleans me emigracionin, raporton The Guardian.

Mediumi britanik shkruan se ai “vazhdoi të përpiqej” ta vinte një lidhje midis tyre, “pavarësisht faktit se personi i identifikuar si i dyshuar në sulm ishte një shtetas amerikan nga Teksasi”.

“Me ‘Politikën e Kufijve të Hapur’ të Bidenit kam thënë, shumë herë gjatë mitingjeve dhe gjetkë, se Terrorizmi Radikal Islamik dhe format e tjera të krimit të dhunshëm, do të bëhen aq të këqija në Amerikë sa që do të bëhet e vështirë edhe të imagjinohet apo besohet. Ajo kohë ka ardhur, vetëm më keq se sa është imagjinuar ndonjëherë”, shkroi Trump në Truth Social.

Të ngjashme