The Weeknd befason me pamjen në videoklipin e ri

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i famshëm The Weeknd ka publikuar videoklipin e këngës tashmë hit, “Save Your Tears”, që është pjesë e albumit “After Hours”.

Duke u renditur si videoja më e shikuar e ditës në Youtube, me mbi 4 milionë shikime për më pak se 24 orë, The Weeknd ka befasuar adhuruesit e tij me paraqitjen në klip.

Është fytyra e tij e cila fillimisht ka bërë konfuz ndjekësit e këngëtarit, pasi ai shfaqet me një fytyrë ndryshe, që në përshtypje të parë duket si ndërhyrje kirurgjike.

Por në fakt është vetëm makijazh, që autori i këngës ka zgjedhur të shfaqet ashtu si ndonjë ironi, teksa shfaqet duke vallëzuar gjatë gjithë videoklipit.

Gjatë vitit 2020, The Weeknd ka publikuar edhe albumin e tij “After Hours”, që u prit shumë mirë, duke u listuar si ndër albumet e vitit.

Ndonëse këngët dhe albumi i tij u treguan të suksesshme, prapëseprapë asnjë projekt i artistit nuk u nominua në Akademinë e madhe të “Grammy Awards”, gjë kjo që e revoltoi edhe vetë këngëtarin, duke reaguar se kjo akademi mbetet e korruptuar.

Pavarësisht këtij realiteti, janë dëgjuesit besnikë të The Weeknd që nuk ndalen duke dëgjuar dhe shkarkuar online muzikën e tij, duke e bërë atë pa dyshim ndër artistët më të kërkuar dhe të suksesshëm të vitit.

The Weeknd befason me pamjen në videoklipin e ri


Të ngjashme