Thellohet kriza: Kosova në hall me hajnat e thëngjillit

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tre fshatra të Vushtrrisë, brenda ditës, janë parë disa persona të cilit nxirrnin thëngjill nga toka.

Rastet kanë ndodhur në fshatrat: Zhilivod, Bivolak dhe Stroc.

Policia nuk ka arritur ta arrestojë asnjë nga të dyshuarit, të cilët, kanë lënë eskavatorët dhe kanë ikur.

“DEGRADIM I AMBIENTIT

  • Fsh. Zhilivod, Vushtrri 21.09.2022 – 11:30. Të dyshuar të pa njohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.
  • Fsh. Bivolak, Vushtrri 21.09.2022 – 14:18. Të dyshuar të pa njohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.
  • Fsh. Stroc, Vushtrri 21.09.2022 – 15:00. Të dyshuar të pa njohur me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorin. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Të ngjashme