Themelimi i Operës së Kosovës votohet në Komision, funksionalizohet vitin tjetër

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka votuar me shumicë votash vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si Institucion i shërbimit publik, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, tha se janë bërë  hapa konkret për themelimin e Operës së Kosovës, duke shtuar se ajo mund të jetë funksionale në vitin 2022.

“Me themelimin e operës do të arrijmë të krijojmë të gjitha kushtet ku në vitin 2022 të bëhet funksional. Ministria ka kryer analiza të kostos financiare dhe vlerësojmë se një pjesë e kostos janë të mundshme. Vitin 2021 nuk do të ketë ndikim financiar sepse do të themelohet institucioni me buxhetin e MKRS. Do të parashtrohen kërkesa për buxhet shtesë”.

Ai tha se një nga propozimet që ka ardhur është ka kemi një ligj ku rregullohet edhe skena e pavarur edhe infrastruktura kulturore, duke sqaruar se me kërkesë të komunës kanë hequ dorë nga lokacioni të Fakulteti Teknik.

“Në momentin që hyn në fuqi besoj kemi me pas mundësi mi zgjidh gjitha problemet. Pse të presim disa kur ku institucion mund të themelohet edhe tash. Edhe me kërkesë të komunës kemi vendosur të heqim dorë të Fakulteti Teknik, në mënyrë që t’i hapim hapësirë Fakultetin të Matematikës”.

“Do të kërkojmë hapësira të reja për ndërtime jo vetëm të operës, por edhe të tjera. Kemi planifikuar që në muajin tetor të kemi ngjarje operistike që do të shënoj fillimin operistik mbase do të jetë zona Ulpiana apo ndonjë tjetër”.

Deputeti i VV-së Fitim Uka, tha se themelimi i Operës është nismë e mirë.

“E kemi diskutuar rëndësinë që e ka themelimi i Operës dhe është nismë e mirë”.

Edhe deputetja tjetër e VV-së Ardiana Matoshi, tha se kjo është iniciativë që duhet të mbështet dhe është kërkesë e kamotshme e artistëve.

Është pritje e kamotshme e artistëve dhe po e shoh shpreh te ta. Mos u ndalni punoni.

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, tha se pas shumë tentativash komuniteti muzikor do të ketë kushte për të ushtruar profesionin, raporton EO.

“Më vjen mirë që pas shumë tentativave komuniteti muzikor ka me pas mundësi me pas kushte optimale dhe me ushtruar profesionin e vet”.

“Të përgëzoj që po e jetëson iniciativën. Kam dëgjuar që doni të bëni një ligj dhe e kam të rëndësishme me dit si e keni menduar zhvillimin”.

Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj ka përgëzuar ministrin për themelimin e Operës.

“Përgëzoj për themelimin e Operës së Kosovës. Nuk them që nuk është bërë punë edhe në të kaluarën dhe tani është momenti. Sfera e kulturës ka trashëguar probleme të mëdha dhe besoj që institucionet kulturore do të shkojnë përpara”.

Të ngjashme