Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin e parë themelues të ‘Kolegjiumit për Prokurim’ nga zyrtarët komunal për prokurim të komunave të Kosovës, në mbështetje nga projekti USAID – Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM).
Duke pasur parasysh rëndësinë e Prokurimit Publik në komuna respektivisht rolin në rritje të zyrtarëve përgjegjës të prokurimit në komuna, në harmoni me objektivat e AKK-së për të avancuar e-qeverisjen në komuna Bordi i AKK-së ka vendosur për themelimin dhe aktivizimin e Kolegjiumit të Udhëheqësve komunal të Prokurimit.
Për rëndësinë e tij dhe nevojat për themelimin e Kolegjiumit për Prokurim folën Gani Berisha nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agim Salihu nga projekti USAID si dhe Safet Hoxha kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Takimi fillestar kishte për qëllim, zgjedhjen e organeve drejtuese të tij, diskutimin për planin vjetor të punës dhe çështje tjera që ndërlidhen me prokurim publik në Komunat e Kosovës.
Gjatë debatit nga përfaqësues komunal u vlerësua angazhimi dhe nevoja për funksionalizmin e këtij Kolegjiumi, në mënyrë që ata të jenë sa më produktiv dhe efikas në kryerjen e punëve, e cila shpie drejt transparencës, dhe kthimit të besimit të qytetarëve drejt institucioneve të prokurimit publik.