Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke verifikuar pretendimet e Konsorciumit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), për shkelje ligjore dhe procedurale në procesin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, shkruan sot Koha Ditore.
Kërkesën për hetime ky Konsorcium e ka përcjellë edhe tek EULEX-i, mirëpo këta të fundit kanë thënë se lëndën e kanë përcjellë në Prokurori.
Nga të dy institucionet ka marrë përgjigje edhe KOSID-i. (Koha Ditore)