Daniel Ek, 38-vjeçar, themelues i shërbimeve muzikore “Spotify”, ka shprehur interesim për ta blerë pjesën më të madhe të Arsenalit. “Kam qenë tifoz që nga fëmijëria dhe do të isha i lumtur ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë miliarderi suedez në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.
Pronari aktual i klubit, Stan Kroenke 73-vjeçar, është kritikuar pasi ishte pjesëmarrës në planin e krijimit të Superligës së Evropës, që është anuluar përkohësisht.
Para ndeshjes kundër Evertonit që u zhvillua të premten e që fitues dolën “Toffees”, rreth 2 mijë tifozë e portretizuan 73-vjeçarin si dreq dhe vampir.