Dale Carnegie ka qenë shkrimtar, gazetar, psikolog, edukator.
Ai ka besuar se nuk ekzistojnë njerëz të këqij në botë, por vetëm se ekzistojnë rrethana të pakënaqshme të cilat mund të mposhten pa ia prishur dikujt tjetër jetën apo pa ia marrë shpirtin.
Këto janë disa nga thëniet e tij të nxjerra nga librat dhe ligjëratat e tij:
- Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr.
- Nuk është ajo që ke, apo kush je, apo çfarë po bën, ajo që të bën të lumtur apo të lumtur. Është ajo që mendon për të.
- Nëse do të pushtosh frikën, mos rri në shtëpi e të mendosh për të. Dil dhe gjeji vetes punë.
- Mos ki frikë nga armiqtë që të sulmojnë. Kij frikë nga miqtë që të lajkatojnë.
- Flisni dikujt për veten e tij dhe ai do të të dëgjojë për orë të tërë.
- Mosveprimi ushqen dyshim dhe frikë. Veprimi ushqen vetëbesim dhe kurajë. Nëse do të pushtosh frikën, mor rri në shtëpi dhe të mendosh për të.
- Mund të bësh më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për të tjerët, nga sa mund të bësh në dy vite duke u përpjekur të bësh të tjerët që të interesohen për ty.
- Bëji punët e vështira në fillim. Punët e lehta bëhen vetë.
- Kur ke të bësh me njerëz, mbaj mend që nuk ke të bësh me krijesa të logjikës, por me krijesa të emocioneve.
- Cilido budalla mund të kritikojë dhe të dënojë – dhe shumica e budallenjve e bëjnë. Por duhet karakter dhe vetëkontroll për të qenë mirëkuptues dhe të falësh.
- Kam arritur në konkluzionin se ka vetëm një mënyrë për të marrë më të mirën nga një debat – dhe kjo është ta shmangësh. Shmange, ashtu si do të shmangie gjarpërinjtë dhe tërmetet.
- Pjesa më e madhe e gjërave të rëndësishme në jetë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen, edhe atëherë kur nuk kishte më shpresë.
- Emrat janë tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në një gjuhë.
- Kur urrejmë armiqtë, ne po u japim pushtet mbi ne; pushtet mbi gjumin tonë, oreksin tonë, tensionin tonë, shëndetin tonë dhe lumturinë tonë.
- Njerëzit rrallëherë kanë sukses, nëse nuk argëtohen me atë që bëjnë.
- Lumturia nuk varet nga kushte të jashtme, ajo kontrollohet prej qasjes mendore.
- Mos harro, sot është e nesërmja për të cilën shqetësoheshe dje.
- Nëse do të jesh entuziast, vepro me entuziazëm.
- Veprimet flasin më fort se fjalët, dhe një buzëqeshje thotë: “Ti më pëlqen, ti më bën të lumtur. Gëzohem që të shoh”.
- Çdokush në botë kërkon lumturinë – dhe ka një mënyrë të sigurt për ta gjetur. Kjo është përmes kontrollit të mendimeve tona. Lumturia nuk varet nga kushtet e jashtme. Varet nga kushtet e brendshme.
- Vetëm dija që përdoret ngec në mendje.
- Nuk mund ta fitosh një debat. Nuk mundesh, sepse nëse e humb, e ke humbur; dhe nëse e fiton, e ke humbur.
- Edhe Zoti nuk propozon që të gjykosh një njeri deri në ditën e tij të fundit, atëherë përse duhet ta bëjmë ti dhe unë?
- Bëhu më i zgjuar se të tjerët nëse mundesh; por mos ua thuaj atyre.
- Kriticizmi është i rrezikshëm, sepse lëndon krenarinë e vyer të një personi, dëmton ndjesinë e tij të rëndësisë dhe shkakton pakënaqësi.
- Mos harro, lumturia nuk varet nga ajo se kush je apo çfarë ke, por varet vetëm nga ajo që mendon.
- Çfarëdo që të ndodhë, gjithmonë ji vetvetja.
- Asgjë nuk mund të të sjellë paqe, përveç vetes tënde.
- Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t’u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë.
- Nëse nuk të zë gjumi, atëherë ngrihu dhe bëj diçka, në vend që të rrish shtrirë e të vrasësh mendjen. Është shqetësimi që të vë përfund, jo mungesa e gjumit.
- Je i mërzitur me jetën? Atëherë duhet t’i hysh një pune tek e cila beson me gjithë zemrën tënde, të jetosh për të, të vdesësh për të, dhe kështu do të gjesh lumturinë që kishe menduar se nuk mund të ishte kurrë e jotja.
- Merakosu më shumë për karakterin se sa për reputacionin tënd, sepse karakteri tregon atë që je, ndërsa reputacioni thjeshtë tregon atë që të tjerët mendojnë se je.
- Thelbi i gjithë artit është që të gjesh kënaqësi kur jep kënaqësi.