21 mënyra për ta bërë jetën më të lumtur

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Në të vërtet jeta e lumtur nuk është thjesht ndryshim i mënyrës së të jetuarit. Janë shumë metoda se si mund të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit për të qenë më të lumtur.

Në këtë artikull sjellim 21 këshilla si ta bëni jetën tuaj më të lumtur dhe kuptimplote:

1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur.
2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 7 orë për gjumë.
3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore.
4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz të moshuar dhe me disa qe janë nën moshën 6-vjeçare.
5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale.
6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit.
7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme.
8. Harroji rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës.
9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë
detyrave matematikore që kanë zgjidhje.
10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfëri.
11. Jeta është shumë e shkurtër, mos e shpenzo duke urryer të tjerët.
12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet.
13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët.
14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti.
15. Fali të gjithë pa dallim.
16. Mendo për Zotin si krijues i gjithçkaje.
17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë.
18. Zilia është humbje kohe, ti i posedon të gjitha gjërat e nevojshme.
19. Telefono sa më shpesh prindërit e tu.
20. Ruaji kufijtë e tu.
21. Ndihu falenderuas kur zgjohesh shëndosh në mëngjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme