Të moshuarit janë një pasuri e madhe për çdo familje, ata janë këshilltarët më të mirë, ata i parashohin me kthjelltësi më të madhe, për shkak të përvojës jetësore, përsëritjet e ndodhive apo situatave në jetë. Ata janë aty për të na drejtuar, për të na mbrojtur, e për të na këshilluar.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me këshilla brilante nga të moçmit.
Çdo familje e ka një person që i këput vargonjtë e varfërisë. Shpresoj të jesh ai person!
Jeta nuk është e drejtë por është gjithsesi e mirë.
Kur keni dyshime, thjesht hidhni hapin tjetër të vogël.
Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohë duke urrejtur këdo.
Mos e merrni veten kaq seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.
Paguaji borxhet tuaja çdo muaj.
Ju nuk keni pse të fitoni çdo argument. Bini dakord me mosdakordësinë.
Qaj me dikë. Është më shumë shëruese sesa të qash vetëm.
Kurseni për pension, duke filluar me rrogën tuaj të parë.
Kur bëhet fjalë për çokollatën, rezistenca është e kotë.
Bëni paqe me të kaluarën tuaj kështu që nuk do ta shkatërrojë të tashmen.
Nuk ka asgjë të keqe t’i lini fëmijët tuaj t’ju shohin duke qarë.
Nëse një marrëdhënie duhet të jetë sekrete, nuk duhet të jesh në të.
Jeta është shumë e shkurtër për rënkimet e gjata të keqardhjes. Jini të zënë me shijimin e jetës, ose do jeni të zënë me shijimin e vdekjes.
Ju mund të kapërceni gjithçka nëse qëndroni të vendosur sot.
Një shkrimtar shkruan. Nëse dëshiron të jesh shkrimtar, shkruaj.
Kurrë nuk është vonë për të pasur një fëmijëri të lumtur. Por e dyta varet nga ju dhe askush tjetër.
Kur vjen puna për të ndjekur atë që doni në jetë, mos e pranoni “jo”-në si përgjigje.
Digjni qirinjtë; përdorni çarçafët e bukur; veshni të brendshmet speciale. Mos e ruani asgjë për një rast të veçantë. E sotmja është e veçantë.
Përgatitu më tepër se ç’duhet, pastaj vazhdo me rrjedhën.
Bëhu i çuditshëm tani. Mos prit pleqërinë të vishesh me vjollcë.
Organi më i rëndësishëm seksual është truri.
Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tënde përveç teje.
Kornizojeni çdo të ashtuquajtur katastrofë me këto fjalë: “Pas pesë vjetësh, a do të ketë rëndësi kjo?”
Ajo që njerëzit e tjerë mendojnë për ty nuk është puna jote.
Koha shëron pothuajse gjithçka. Jepni kohë, kohës.
Sado e mirë apo e keqe të jetë një situatë, ajo do të ndryshojë.
Puna që bën nuk do të kujdeset për ty kur je i sëmurë. Miqtë tuaj po. Qëndro në kontakt.
Beso te mrekullitë.
Çfarëdo që nuk ju vret ju bën vërtet më të fortë.
Fëmijët tuaj kanë vetëm një fëmijëri. Bëjeni atë të paharrueshme.
Dilni jashtë çdo ditë. Mrekullitë po presin kudo.
Nëse të gjithë ne do t’i hidhnim problemet tona në një grumbull ku do t’i shihnim edhe ato të të tjerëve, ne do të merrnim prapë tonat.
Mos e analizoni jetën. Dilnii dhe shfrytëzojeni sa më shumë tani.
Hiqni qafe çdo gjë që nuk është e dobishme, e bukur ose e gëzueshme.
E vetmja gjë që në fund të fundit ka vërtet rëndësi është se ju dhatë dashuri.
Zilia është humbje kohe. Ju tashmë e keni gjithçka që ju nevojitet.
Pavarësisht se si ndiheni, çohuni, vishuni dhe paraqituni.
Merr fryme thelle. Qetëson mendjen.
Jeta nuk vjen e lidhur me një fjongo, por gjithsesi është një dhuratë.