Mahatma Gandhi (emri i tij i vërtetë ishte Mohandas Karamchand Gandhi) ishte një personalitet i madh politik i Indisë, që shprehte besimet e tij të thella filozofike në veprimin e tij politik.
Dedikoi të gjithë jetën e tij qëllimeve më të larta: pavarësisë së Indisë, barazisë së të drejtave të shtresave të ulëta të popullit, paqes midis induistëve dhe myslimanёve.
Indianët që kanë një koncept shumë të ndryshëm nga bota perëndimore, sa u përket shenjtorëve, e vendosin Gandin midis shenjtorëve të tyre dhe për këtë arsye e quajnë Mahatma( Maha Atma- shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte.
Gandi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore. Ai ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin, para se të vdiste.
Gjeni më poshtë një përmbledhje nga Ekonomia Online të thënieve të tij briliante:
Jam kundër dhunës, pasi, edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.
Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij.
E vërteta nuk i dëmton kurrë çështjet e drejta.
Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve.
Kushdo që ushqehet pa punuar është një hajdut.
Zbulo kush je dhe mos ki frikë të jesh.
Ekzistojnë gjëra për të cilat jam i gatshëm të vdes, por nuk ekziston asgjë për të cilën jam i gatshëm të vras.
Janë veprat që vlejnë. Mendimet tona, sado të mira të jenë, janë margaritarë të rremë, derisa të shndërrohen në vepra.
Nuk njoh mëkat më të madh sesa të shtypësh të pafajshëm në emër të Zotit.
“Sy për sy” dhe bota do të mbesë e verbër.
Qëndresa e vërtetë dhe frytdhënëse gjendet tek jo-dhuna.
Urrej privilegjin dhe monopolin. Çfarëdo që nuk ndahet me turmat për mua është tabu.
Për mua ka qenë gjithnjë mister arsyeja pse njerëzit ndihen të arritur kur u detyrojnë përulje të tjerëve.
Një planet më i mirë është një ëndërr që nis të realizohet kur secili nga ne vendos të përmirësohet.
Unë e ti jemi një. Nuk të lëndoj dot pa u lënduar.
Pastërtia nuk mund të vijë nga jashtë. Duhet kaluar një evoluim i brendshëm, pra, një arritje individuale.
Bukuria e vërtetë është zemra e pastër.
Ju perëndimorët, keni orë por nuk keni kohë.
Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.
Të meditosh do të thotë të presësh Zotin.
Nuk ia vlen të kemi lirinë nëse kjo nuk përfshin edhe lirinë për të gabuar.
Nuk ka asnjë rresht në Kuran që të justifikojë forcën që ushtrohet për të konvertuar.
Madhësia dhe progresi i një kombi mund të gjykohen nga mënyra që trajton kafshët.
Çdo komb është plotësuesi i një tjetri.
Prirja e njeriut për të gënjyer veten është shumë herë më e madhe se aftësia për të gënjyer të tjerët.
Nëse mendon se e gjithë bota është gabim, kujtohu se ajo përmban qenie njerëzore si ty.
Një prind i zgjuar lejon që fëmijët e tij të bëjnë gabime. Është mirë që nganjëherë t’i djegin gishtat nga pak.
Nuk kam asgjë për t’i mësuar botës: e vërteta dhe jo-dhuna janë të motshme sa malet.
Nuk do t’i lejoj askujt që të ecë në mendjen time me këmbë të palara.
Çastet e bukura nuk i ndien kur i jeton por kur i përkujton me mall.
Ku ka frikë, nuk ka besim.
Unë vetë jam anarkist, por i një tipi tjetër.
Nuk besoj të ketë lutje pa agjërim, as agjërim pa lutje.
Më duket e qartë si drita e diellit që aborti është krim.