Thëniet më të bukura nga Enrique Poncela

Prishtinë | 15 Qer 2023 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Enrique Jardiel Poncela (1901 – 1952) ishte dramaturg spanjoll.

Për lexuesit e Ekonomia Online sjellim disa nga thëniet e tij më të bukura:

Të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, flasin me të madhe.

I fejuari është një mashkull i lumtur që po përgatitet të mos jetë më i tillë.

Sado i ashpër të jetë gjykimi i babait ndaj të birit, ai nuk është kurrë aq i ashpër sa gjykimi i birit ndaj të atit.

Miqësia, ashtu si përmbytja universale, është një fenomen për të cilin flasin të gjithë, por që askush s’e ka parë.

Gjëja më e keqe e njerëzimit janë meshkujt dhe femrat.

Vdekja e ka një gjë të mirë: vejushat.

Për të gjetur kuptimin e jetës, nuk ka të krahasuar me vdekjen.

Në realitet, janë baballarët ata që kryesojnë në keqedukimin e të bijve.

Ka dy mënyra për të arritur lumturinë: njëra është të bësh si idiot, tjetra është të jesh i tillë.

Kur duhet të vendosë zemra është më mirë që të vendosë koka.

Zgjohem vonë ngaqë nuk besoj se Zoti i ndihmon ata që zgjohen herët. Shikoni pulat, të cilat ndonëse zgjohen herët, e kalojnë jetën e tyre duke bërë vezë që ua hanë të tjerët, e në fund edhe ato vetë përfundojnë në tenxhere.

Përqafimi me një femër mund të mos lërë shenjë në zemër, por në jakë e lë përherë.

E vetmja gjë që u intereson femrave tek koka e meshkujve janë flokët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme