Thëniet më të bukura nga James Thurber

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

James Thurber (1894 – 1961) ishte gazetar amerikan, autor vizatimesh, shkrimtar, novelist dhe humorist.

Për lexuesit e Ekonomia Online sjellim një vistër me aforizmat e tij më të shquara.

Më mirë të njohësh disa nga pyetjet se të gjitha përgjigjet.

Sot njerëzit e kalojnë jetën në një dëshpërim të zhurmshëm.

Femrat janë më të zgjuara se meshkujt, ngaqë dinë më pak e kuptojnë më shumë.

Herët në shtrat e herët në këmbë, e bën njeriun të shëndetshëm, të pasur e të vdekur.

Mund të gënjesh shumë njerëz shumë herë.

Qentë janë të fiksuar pas lumturisë.

Qeni rrallëherë ia ka dalë ta ngrejë njeriun në nivelin e tij të nuhatjes, ndërsa njeriu e ka zbritur qenin shpeshherë në nivelin e tij.

Më mirë të kesh ndenjur e humbur sesa të mos mos kesh ndenjur fare.

Humorizmi është rrëmujë emocionale që kujtohet me qetësi.

Kush heziton nganjëherë, shpëton.

Më shumë argëtohet qeni me njeriun se e kundërta, sepse njeriu është më qesharaku ndër kafshët.

Nuk kam psikiatër dhe nuk dua të kem, thjesht për faktin se po të më dëgjonte mjaft gjatë mund të mbetej me pasoja.

Qeshja e njeriut është më e tmerrshme se lotët e tij.

Mos e shiko të shkuarën me tërbim, apo të ardhmen me ankth, por shiko përreth me kujdes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme