Thëniet më të bukura nga populli francez

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Proverbat janë frytet e përvojës së kombeve, që përfaqësojnë mirëkuptimin e të gjithë shekujve të përmbledhur në formula.

Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të bukura nga populli francez:

Mos shko në gjueti pa hark, në kishë pa ungjill, në martesë pa fat të madh.

Ligjet e padobishme ulin autoritetin e atyre që janë të domosdoshme.

Luhatshmëria e njeriut dëshmon moralin e ulët dhe shkapërdredhjen e karakterit të njeriut.

Madhështia e vërtetë e kombit përbëhet nga cilësi madhore të njerëzve të veçantë.

Martohet se gjykon, shkurorëzohet se ka durim, rimartohet për harresë.

Matësi i vërtetë i dinjitetit të njeriut është aftësia të dashurojë.

Mendimi i fundit i përket opinionit publik. Mjerë publiku që gënjehet.

Me një numër mjaftueshëm “në qoftë se”-sh, mund të fusim Parisin në një shishe.

Më mirë e njeh njeriun nga ëndërrimet, sesa nga mendimet.

Më turp është të mos u besosh miqve, sesa të gënjehemi prej tyre.

Miqësia që lind nga dashuria është më e mirë se dashuria.

Mundimi është fija e endjes së pëlhurës së lumturisë.

Në një qeverisje tiranike, qeveritarët janë frikacakë dhe njerëzit e thjeshtë janë varrmihësit e saj.

Nëse gruaja të fali zemrën, nuk mund të çlirohesh nga të tjerat.

Nëse të urtit edhe tutje do të lëshojnë udhë, në botë do të sundojnë të marrët.

Nganjëherë servilizmi respektohet edhe pse është i neveritshëm; nga njerëz që janë mësuar me shërbimet e tij.

Nga zëri i këmbanave të mëdha nuk dëgjohen të voglat.

Nuk ka dashuri të shëmtuar, siç nuk ka burg të bukur.

Nuk ka inteligjencë pa drejtësi dhe drejtësi pa inteligjencë.

Njeriu i urtë nuk e thotë gjithçka që mendon, por mendon gjithçka që thotë.

Njeriu ka prirje shpërdorimesh të gjithçkaje, përfshirë dhe dinjitetin.

Njeriu më i lumtur në botë është ai që gëzon më shumë njerëz në botë.

Një armik zë vend më shumë në trurin tonë se ç’zë një mik në zemrën tonë.

Një baba mund t’i mbajë dymbëdhjetë fëmijë, por dymbëdhjetë fëmijë nuk mund të mbajnë një baba.

Një lypës në këmbë vlen më shumë se një perandor në varr.

Paragjykimi, arsyeja e budallenjëve dhe foshnja e injorantit.

Për shamatë janë të nevojshëm gjithmonë dy të marrë.

Pjesa më e madhe njerëzve vdes nga ilaçet, jo nga sëmundja.

Po t’i thoni një femre vetëm një herë se është e bukur, këtë djalli do t’ia përsëriste dhjetë herë në ditë.

Po të mos kishim vese, s’do të ndjekim kënaqësi duke vërejtur ato të të tjerëve.

Puna nuk poshtëron njeri, fatkeqsisht ka të tillë që e poshtërojnë.

Republika e demokracia e vërtetë i afron njerëzit, e kundërta i përçan.

Rinia jeton nga shpresa, ndërsa pleqëria nga kujtimet.

Sa më të rrepta që të jenë ligjet, aq më të këqinj bëhen njerëzit.

Servilët jetojnë me shpenzime të atyre që i dëgjojnë.

Sikur të rinjtë vetëm të dinin; sikur të moshuarit vetëm të mundnin!

S’mjafton të vraposh shumë, po nuk u nise në kohë!

Shkon në gjykim për një dele e do të humbasësh lopën.

Shpresa, si tapa, sado kërkojmë ta zhytim, del në sipërfaqe.

Të ftosh një mik do të thotë të bëhesh përgjegjës për lumturinë e tij përsa kohë qendron në shtëpinë tënde.

Të gjithë njerëzit linin të sinqertë e vdesin gënjeshtarë.

Të pasurit shkelin ligjet. Të varfërit ndëshkohen.

Të priturit e kënaqësisë dhe lumturisë është një gjendje munduese.

Të quhesh njeri është e lehtë, të jesh njeri është shumë zor.

Të rinjtë tregojnë çfarë janë duke bërë; të moshuarit, çfarë kanë bërë; të marrët – çfarë kanë ndërmend të bëjnë.

Tirania më e egër është ajo që “mbrohet” me ligjin, drejtësinë dhe lirinë.

Urrejtja fshihet lehtë, vështirë fshihet dashuria, shumë më vështirë indiferenca.

Vargonjtë e martesës janë kaq të rëndë, saqë duhen mbajtur nga të dy.

Vetëbindja me forcë fsheh në vetvete forcën.

Vetmia është më e ndjeshme në qytete të mëdha.

Xhelozia, arti i të bërit keq vetes, sesa të tjerëve.

Të ngjashme