Marrëdhënia e njeriut me përtacinë përgjatë etapave të ndryshme të jetës së tij sa vjen e bëhet gjithnjë e më ndërlikuar.
Për t’i parë gjërat më kthjellët, për lexuesit tanë kemi përmbledhur disa nga thëniet më të mençura rreth përtacisë:
Mospunësia është barrë e padurueshme.
Njerëzit përtacë gjithnjë kanë dëshirë të madhe për të bërë diçka.
Një çast po s’e pate mendjen dhe zjarri u ngrit në qiell.
Vështirësia më të shumtën e herës është pjellë e dembelisë.
Duke mos bërë asgjë, njeriu mësohet të punojë keq.
Mospunësia vret, vetëm ai që vepron, jeton.
Dembelët e dinë gjithmonë sa është ora.
Përtesa gërryen dhe shkatërron heshturazi synimet dhe vlerat tona.
Përtesa është një nga ato vese me të cilat ne pajtohemi lehtë.
E sheh vetë, si nga përtesa vyshket trupi i palëvizshëm, si në pellgun e fjetur qelben ujrat e ndenjura.
Mendjemadhësia dhe përtesa janë dy burimet e të gjitha veseve.
Është një punë tmerrësisht e rëndë – të mos bësh asgjë.
Mospunësia si ndryshku, e bren njeriun më shpejt se lodhja e punës.
Përtesa është ndryshk për mendjen dhe trupin.
Deles përtace i rëndon edhe leshi i vet.
Njerëzit që s’punojnë janë të vdekur, sado gjatë të rrojnë.
Kur një parazit nuk ju zemëron do të thotë se dhe ju vetë i ngjani në diçka.
Përtesa e dobëson trurin, puna e forcon.
Mospunësinë unë e quaj një lloj vrasjeje.
Shpirti i keq në mes mospunësisë lëshon rrënjë.
Mospunësia e ngeshme vret zjarrin e guximit.
Përtaci dhe zelltari nuk mund të shkojnë bashkë sepse përtaci e përbuz shumë zelltarin.
Durimi është arti i të shpresuarit.
Durimi dhe koha bëjnë më shumë nga tërbimi i fuqisë.
Durimi është vërtet veti e mrekullueshme, por me kalimin e kohës ai na bën moskokëçarës.
Askush nuk i dëgjon qortimet më me durim, se ata që meritojnë lëvdata.
Ne jemi për durimshmërinë, por të durosh padurimshmërinë është thjesht e pamundur.
Padurimit, vetë shpejtësia i duket ngadalësi.
Kurrë mos e humb durimin – ky është çelësi i fundit që hap dyert.
Kush është i aftë të durojë është i aftë të arrijë çdo gjë që dëshiron.
Durimi nuk rritet në kopësht.
Shpesh mungesën e energjisë e marrin për durim.
Durimi është pjellë e fuqisë këmbëngulja fryt i dobësisë dhe më saktë i dobësive mendore.
Ai që kremton çdo ditë nuk ka kurrë festë të vërtetë.
Ngeja është ndryshk për shpirtin.
Në qoftë se dëshiron të kesh kohë të lirë, mos e humb kohën kot.
Unë nuk jam kurrë më i zënë se sa në kohën time të lirë.
Pushimi dhe ngeja ëmbëlsinë ia detyrojnë punës.