“Theo, blerja më e mirë e Milanit”

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Paolo Maldini, ish-kapiteni legjendar i kuqezinjëve aktualisht në rolin e drejtorit teknik, ka folur për rinovimet e kontratave të disa futbollistëve përfshirë edhe Donnarumman e Calhanoglu, ndërsa zbuloi se Theo Hernandez mund të konsiderohet pa frikë blerja më e mirë e Milanit që kur ai ka një post drejtuesi në skuadër.

Theu u ble për 20 milionë euro nga Reali, që tashmë i ka rënë pishman që e lëshoi.

“Ne kemi tre lojtarë që mbyllin kontratën me ne në fund të sezonit Ibra, Calhanoglu, Donnarumma dhe gjithashtu kemi kontrata që skadojnë në 2022. Por është praktikë normale, jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje. Gjithmonë the se duhet të jenë të dy palët të lumtur për të gjetur një marrëveshje, lojtarët janë profesionistë dhe ata tani po mendojnë 100% për fushën. Shpresa është të gjejmë një marrëveshje së shpejti”.

“Para se ta takoja Theon, nuk doja të dija se çfarë mendonin të tjerët për të. U takova me të dhe më bëri përshtypje ndjeshmëria e tij. Luajti për Real Madrid, por ai po humbte kohe sepse nuk luante. Pas atij takimi unë dhe klubi besuam verbërisht te ai. Unë i them se qëllimi i tij duhet të jetë të bëhet nja nga tre mbrojtësit e krahut më të mirë në botë dhe të arrijë kombëtaren e Francës”.

Të ngjashme