Të dielën në rrugën “Gucia” në Mitrovicë, është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale në vendin e punës, me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull të cilit i kishte shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK
Nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.