Kryeministrja britanike Theresa May në mesazhin ku ka lajmëruar përfshirjen e vendit të saj në sulmin ndaj Sirisë, pas ShBA të Donald Trumpit dhe Francës së Emmanule Macronit, ka saktësuar se nuk bëhet fjalë “për një ndërhyrje në luftën civile siriane”.
Objektivi nuk është “një ndryshim regjimi”, ka theksuar ajo, duke këmbëngulur në konceptin e aksioneve “të shënjestruara” kundër arsenalit të armëve kimike të forcave të Assadit.
https://www.facebook.com/10downingstreet/videos/10156404654683453/UzpfSTczMDMzNDM0NTI6Vks6MTAxNTY0MDQ2NTQ2ODM0NTM/