Theret me thikë një i mitur në Pejë, arrestohen dy persona

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur pasi është therur me thikë nga disa të tjerë në sheshin “Shkelzen Haradinaj” në Pejë.

I njëjti është dërguar në spitalin Rajonal të Pejës e pastaj në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve.

Sipas njoftimit përleshja ka ndodhur mes disa të miturve.

Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë arrestuar, ndërkaq lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personave tё dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Të ngjashme